Këshilli i Lartë i Drejtesisë ka nisur mbledhjen e sotme me fjalën e presidentit
Kreu i shtetit premtoi transparencë në emërimin e gyqtarëve të Gjykatës Administrative.
“Në vijimin e një procesi transparent duhet të përcaktojmë qartësisht jo vetëm për gjyqtarët por edhe për opinionin publik të gjitha procedurat e emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Administrative” theksoi Nishani.
Ndërkohë një nga pikat e mbledhjes së KLD-së është diskutimi për vendet vakante për kandidatët magjistratë për shkollën e magjistraturës për vitin që vjen akademik.