Meta tha: Kam dekretuar sot ndryshimet në Kodin Penal të miratuar nga Kuvendi. Shpallja e ligjit u vlerësua e nevojshme në situatën pandemike që po kalon vendi për arsye se kohëzgjatja, pasojat apo mundësia e ripërsëritjes së një situate të tillë mbeten ende të paparashikueshme për vendin tonë dhe mbarë botën.
Kam ndjekur me vëmendje shqetësimet e bëra publike nga aktorë të ndryshëm mbi propozimin dhe miratimin e ndryshimeve të kodit penal. Shmangia e procedurave të përshpejtuara në miratimin e ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar nuk është vetëm kërkesa formale kushtetuese që duhet të respektohet ga komisionet e përhershme parlamentare dhe kuvendi.
Përkundrazi është një kërkesë kushtetuese që në thelb kërkon kryerjen e ndryshimeve në ligjet më të rëndësishme me konsultim dhe konsensus të gjerë dhe shterues. Edhe institucioni i Presidentit të Republikës ju përgjigj kërkesës për bashkëpunim dhe konsensus nga ana e kuvendit dhe qeverisë për ndryshimet në kodin penal. Diskutimi i gjerë tekniko-juridik ka çuar në përmirësime thelbësore të produktit final të miratuar nga Kuvendi.