Merren në mbrojtje 4 anëtarët që refuzuan Metën

72

Katër anëtarët e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve të cilët kanë vendosur të vijojnë me përgatitjen e zgjedhjeve lokale janë marrë në mbrojtje nga policia.

Truprojat janë në dispozicion të Denar Bibës, Rezarta Bitrit, Bledar Skënderit dhe Edlira Jorgaqit.

Pas refuzimit të kryetarit Klement Zguri për të drejtuar mbledhjet pas dekretit të Metës, drejtimin e KQZ-së e ka marrë nënkryetari Biba.

Mbledhja e sotme ka në rend dite disa vendime për përgatitjet e zgjedhjeve lokale.

Njoftimi i plotë i KQZ-së

Bazuar në nenin 22, pika 2, e Kodit Zgjedhor, nenin 12 të Rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, Zv. Kryetari z. Denar Biba, Anetaret; z. Bledar Skenderi, znj. Edlira Jorgaqi dhe znj. Rezarta Bitri kane kerkuar thirrjen e mbledhjes,

Sot, me 12.06.2019, Ora 13:00, me rend dite:

1. “Për miratimin e listës emërore të shtetasve të cilët mund të emërohen kryesisht anëtarë KQV-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të dates 30 qershor 2019”.

2. “Për dhënien e autorizimit për ndryshimin e vendndodhjeve të disa QV-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të dates 30 qershor 2019”.

3. ‘Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të Institutit Demokratik Amerikan ( NDI), për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të dates 30 qershor 2019”.

4. “Për një shtesë në Vendimin nr.669, të datës 28.05.2019 ‘Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të KSHH’, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të dates 30 qershor 2019”.

5. “Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të Shoqatës për Gratë dhe Fëmijët, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të dates 30 qershor 2019”.