Çifti, i cili u takua në internet përmes Spaces MSN, kanë ndërmarrë këtë udhëtim në dhomat e tyre 350 km larg njëri-tjetrit. Në fakt, ai është nga Napoli, kurse ajo nga Lamezia Terme. “Një hap larg teje” (Editions Lines Infinit) është emri i librit të tyre. I shkruar dhe prodhuar duke përdorur të gjitha mjetet në dispozicionin si: Telefonin, Facebook-un, adresë e-mail etj.
Zgjedhja për të mos u takuar, fillimisht ishte shtyrë kryesisht nga një seri rastësish, por më pas , kur ata ishin duke përfunduar romanin, vendosën vetë të takoheshin në përfundim.
Vetëm 3 vjet bisedë dhe 255 faqe të shkruara, dy të rinjtë u përqafuan, për herë të parë me rastin e prezantimit të mbajtur në Napoli.
Një roman brenda romanit që përfaqëson mirë kohën tonë të vështirë, në të cilat të rinjtë e sotëm e vetmja gjë që dinë të bëjnë është të bisedojnë dhe shkëmbejnë fotografi në kompiuter. Jo në këtë rast, megjithatë, shpresa e një përdorim konstruktiv dhe inteligjent e internetit mbetet ende. Fatkeqësisht ky është një rast i izoluar dhe nuk ka shpesh raporte me histori të ngjashme.