Çdo ditë ata udhëtojnë drejt Grecallisë, rreth 5 kilometra duke përdorur transportin urban.
Transporti për nxënësit është falas, por për prindërit shqetësimi më i madh është siguria e fëmijëve.
Ndaj mëngjesin e kësaj të hëne dolën në protestë për të kërkuar zgjidhje.
Në rast të kundërt paralajmëruan përshkallëzim të qëndimit.
Emiliano Mone pjesë e PD Fier ka protestuar bashkë me familjarë të fëmijëve dhe banorë të zonës. Nëpërmjet një publikimi në facebook ai është shprehur: Do të mbështes fëmijët e Mujallisë deri në fund. Për arsimim dhe transport të sigurt. Ne do të jemi gjithmonë zëri i padrejtësive që ndodhin këtu.
Rreth 33 mijë nxënës në të gjithë vendin u prekën nga mbyllja e klasave kolektive në fillim të vitit të ri shkollor.
Ministria e Arsimit garantoi transport falas për në shkollat ku ata u transferuan, por në disa zona fëmijët kanë hasur në problematika.