Dy të rinjtë janë arrestuar nga policia disa ditë më parë nën akuzën e vjedhjes së pronës me një mekanizëm të ri. Pa dhunë, pa presion, pa kërcënim, një metodë e re e cila po aplikohet nëpërmjet pijeve energjike dhe medikamentin diazepam qetësues, i cili përdoret si pluhur duke ua ofruar biznesmenëve të ndryshëm, taksistëve dhe qytetarëve.
E aplikuar për herë të parë në qytetin e Barit në Itali, në vitin 1993, kjo formë grabitjeje po aplikohet dhe në Shqipëri, ku dy persona, njëri me origjinë nga Lezha dhe tjetri me origjine nga Kruja, kanë përdorur diazepamin, medikament ky që gjendet lehtësisht në farmacitë e kryeqytetit.
Pavarësisht faktit që ky medikament duhet të shërbehet me recetë mjekësore, në farmacitë e Tiranës, por dhe në periferi, mund të blihet lehtësisht kundrejt një shumë prej 100 lekësh. Në rast përdorimi në sasi të mëdha shkakton gjumë, gjendje kome, arrest kardiak apo dhe aritmi.