Kuvendi miraton ngritjen e komisionit të posaçëm për reformën Drejtësi

51

Kuvendi-i-ri-9-shtator-20113-Legjislatura-8-640x426Kuvendi miratoi sot me 84 vota pro dhe 4 vota kunder projektvendimin që i hap rrugën krijimit të komisionit të posaçëm “Për reformën në Sistemin e Drejtësisë”.
Ngritja e komisionit, që u votua kundër nga katër deputetët e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet,
synon realizimin e një reformë të thellë në sistemin e drejtësisë, e cila do të ketë bashkëpunimin e të gjithë aktorëve të rëndësishëm, ku parlamenti do të ketë rolin kryesor.
Komisioni i Posaçëm në veprimtarinë e tij do të mbështetet me ekspertizën më të mirë vendase dhe ndërkombëtare.