Turqi, krijohet partia Elektronike

19

BE-TurqiNjë parti e re e quajtur Partia Demokratike Elektronike, apo e-Party, u krijua në Turqi disa javë para zgjedhjeve lokale të 2015-ës.

Deputeti turk, Emrehan Halici është krijues i kësaj partie.

”Kemi aplikuar për krijimin e kësaj partie në Ministrinë e Brendshme turke”, deklaroi Halici.

Ai ka qenë anëtar i opozitës, i Partisë Popullore Republikane, deri në shtator.

”Parimet e partisë tonë mund të merren online”, tha Halici.

”Shumë njerëz kanë shprehur interes dhe shumica e tyre janë të rinj. Ne do të takohemi edhe me njerëzit”, tha ai.

Në zgjedhjet lokale të 2015-ës do të marrin pjesë 25 parti.