PD: Buxheti 2015 ndëshkon të varfërit,

64

pd2Deputetët demokratë të Komisionit të Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale, zhvilluan sot nje  takim me banorët e Cërrikut në qarkun e Elbasanit. Deputetë e PD-së akuzuan qeverisë në lidhje me heqjen nga lista e ndihmës ekonomike në bllok, lënien në mëshirë të fatit te qindra banorëve, shtrenjtimin e energjisë, papunësine e me shumë se 40 për qind te popullsise dhe ftuan banorët t’i bashkohen protestës së 22 nentorit.

Kryetarja e Komisionit të Çështjeve Sociale, Albana Vokshi, theksoi se buxheti 2015 është një terr i plotë transparence. “Ngrejnë taksat dhe akcizat për të rritur shpenzimet e luksit, mirëqënies, dietave dhe zyrave të tyre. Rritje taksash në kurrizin e lodhur të qytetarëve dhe biznesit, asnjë investim në rrugë, qendra shëndetësore apo shkolla, asnjë fond mbështetje për punishtet fasone, si rrjedhojë zero punësim dhe asnjë fond  në bujqësi. Në këtë buxhet thonë se do rrisin shpenzimet po për kë? Protesta dhe vetëm protesta do shkundë qeverinë e Ramës e të drejtoje syte nga ju’’, tha Vokshi.
Deputetja Jorida Tabaku tha se “kjo është e vetmja qeveri në historinë e demokracisë që ka humbur moralin që në ditët e para të qeverisjes”. Ajo tha se qeveria dhe mazhoranca nuk mendojne për shqiptarët, për njerëzit në nevojë, por vetëm për interesat e tyre”.

Ndërsa, deputetët Arben Imami dhe Adrian Turku thanë se “ky buxhet thellon krizën dhe redukton fondin e asistencës në minimum”. Deputetët e Partia Demokratike kanë ftuan qytetarët të jenë pjesëmarrësit në protestën e 22 nëntorit.