‘’Unë nuk kam ndërhyrë në fushatë, jo thjesht për të mos dhënë ndonjë shembull të karakterit Islami, por jam i bindur që vendi ka nevojë për rotacion, por kaq nuk mjafton, duhet ndryshim i madh në axhendën politike dhe tek përfaqësuesit. Ka një filament që nuk duhet të digjet. Largimi i profesionistëve dhe politikanëve nga listat e zgjedhjeve, është një filament i djegur dhe unë këtu thyej çdo armëpushim me PS dhe familjes socialiste që i përkas. Z. Malaj është më socialist se unë, më socialist se Edvin Rama dhe Koço Kokëdhima, dhe i pavarur’’,- ka deklaruar Nano.
Ai theksoi gjithashtu, se do të mbështesë deri ne fund Malaj dhe se mund të dalë së shpejti në një konferencë shtypi, në krah të tij.