AK: Nuk do të pranojmë deputetë të PS dhe PD në listat tona

62

941413_483226575081057_1681678761_nNë një lajmërim në rrjetin social Facebook, Aleanca Kuq e Zi ka bërë të ditur, se pavarësisht kërkesave të shumta që ka nga deputetë të Partisë Socialiste dhe asaj Demokrate, për ti futur ato në listën për deputetë të AK-së, ato do të refuzohen të gjithë.

‘’Pas shume telefonatash te deputetëve dhe eksponentëve te PS dhe PS qe po largohen nga Rama dhe i ndjeri Berisha, te cilët kërkojnë përfshirjen në listat e Aleancës Kuq e Zi si kandidate për deputet, kreu i AK Kreshnik Spahiu vendosi të refuzohen të gjithë si mënyrë për te ndalur trafikimin dhe markaton e turpshme te krijuar si fenomen nga dy dinozaurët e politikes’’,- thuhet në komunikimin e AK-së.