Kryeministri Berisha, gjatë këtij homazhi ka theksuar se, çdo shqiptar përulet me nderimin më të madh, para atyre vajza e djemve, burrave e grave që me sakrificat e tyre sublime bënë të mundur që shqiptarët sot, t’i nderojnë ata në liri, bënë të mundur që Shqipëria, për të cilën ata luftuan, të jetë sot anëtare e Aleancës më të fuqishme të lirisë së kohërave, bënë të mundur që sot Shqipëria të jetë një vend që ecën e sigurt në rrugën e integrimit europian, bënë të mundur që sot, shqiptarët kudo ku janë të shfrytëzojnë lirinë, pasuritë e saj të pafundme, për të ndërtuar një të sotme dhe të ardhme që meritojnë.
Ndërkohë dhe deputetë të Partisë Socialiste, kanë bërë homazhe në nderim të dëshmorëve. Lideri opozitar Rama, ka theksuar se, ne këtë dite se, idealet e dëshmorëve te kombit sot, janë të tradhtuara. Sot tradhtarët, janë ato që po e drejtojnë Shqipërinë dhe se ky është një vit shume i rëndësishëm për Shqipërinë. Rama theksoi gjithashtu se, në këtë 5 Maj jemi të gjithë bashkë socialistë dhe progresistë. Sipas Ramës, PS është e vendosur ti japë vendit dinjitetin, që meriton dhe so do t’a çojnë PD në opozitë, për ta rilindur.
Homazhe në nderim të 5 Majit, ka kryer edhe LSI. Kryetari i LSI-së Meta ka theksuar se 5 Maji, është një kujtesë dhe nderim.
Ndërkohë edhe Aleanca Kuq e Zi, ka kryer homazhe. Ato kanë vendosur nga një flamur kombëtar për çdo dëshmor.