Sipas këtij raporti Shqipëria renditet mirë në treguesit shëndetësor (veçanarisht për rrezikshmërinë e vdekshmërisë së nënës) krahasuar me renditjen e zhvillimit ekonomik.
Për pjesëmarrjen e grave në politike, Shqipëria renditet mes 40% të vendeve me nivelin më të ulët dhe e treta nga fundi për mesataren e viteve të shkollimit.
Më konkretisht, në Shqipëri niveli i rrezikut të vdekshmërisë së nënave, gjatë shtatzanisë apo lindjes është 1 në 2,200.
Vdekshmëria e fëmijëve për grupmoshën nën 5 vjeç është 16.7 fëmijë për 1,000 lindje të gjalla.
Pritshmëria për mesataren e viteve të shkollimit për fëmijët është vetëm 10.8 vite shkollimi formal dhe kjo e rendit Shqipërinë në vendin e 119 (nga 178 vende) në botë në aspektin e arritjeve arsimore.
Krahasuar me fëmijët në vendet e tjera të Evropes Qendrore dhe Lindore dhe Shtetet e Pavarura të Commonwealthit, fëmijët shqiptarë kryejnë vite shkollimi më pak se fëmijët në të gjithë rajonin.
Shqipëria renditet më mirë se në vitin e kaluar për pjesëmarrjen e grave në qeveri. Në Treguesin e Nënave ajo renditet e 106. Gratë mbajnë 20% për qind të vendeve në parlamentin shqiptar.
raportin “Situata e Nënave në Botë”Në Evropën Qendrore dhe Lindore, shkalla e vdekshmërisë për fëmijët nën moshën 5 vjeç është më e larte në Shqipëri, Rumani, Turqi dhe Bullgari. Shqipëria ka shkallën më të lartë të vdekshmërisë, për fëmijët nën moshën 5 vjec, krahasuar me të gjitha vendet e Gadishullit Ballkanik, respektivisht kjo shkallë është 16.7 vdekje për 1,000 lindje te gjalla. Të gjitha vendet e tjera në rajon kanë shkallë më poshtë se 12 për 1,000 lindje te gjalla.
Sipas ‘Save the Children’, investimi për nënat në vende me situatë të vështirë ja vlen
“Vdekshmëria e nënave dhe e fëmijëve në vendet më sfiduese të botës mund të ulet në mënyrë të ndjeshme nëse bëhen përpjekje për të përmirësuar shërbimet për nënat dhe fëmijët”, citohet në studimin e Save the Children “Situata e Nënave në Botë” 2014, i publikuar sot.
“Çdo ditë, rreth 800 nëna dhe 18,000 fëmijë të vegjël vdesin nga shkaqe kryesisht të parandalueshme. Mbi gjysma e këtyre vdekshmërive të nënave dhe fëmijëve nën moshën 5 vjec ndodhin në vende me situate të brishtë, të cilat kanë rrezikshmeri të lartë ndaj konfliktit dhe veçanërisht të ndjeshëm ndaj efekteve të fatkeqësive natyrore”, thekson raporti.
“Të dhjetë shtetet e para të renditura në Treguesin e Nënave 2014, janë ndër vendet me standarte më të larta në botë për shëndetin e nënave dhe fëmijëve, si edhe nivelin arsimor, statusin ekonomik dhe politik. Dhjetë vendet të renditura të fundit në ketë tregues, përjashtuar njërin nga vendet e Afrikës Perëndimore dhe Qendrore, –janë një imazh i kundërt me dhjetë vendet e para, për paraqitje të dobët në të gjithë treguesit. Gjashtë nga këto dhjetë vende më të vështirë për të qenë nënë, janë aktualisht duke përjetuar një krizë të rëndë humanitare, dhe njëri prejt tyre është konsideruar si “në situatë tepër shqetësuese”. Ndryshimi është shumë i madh midis vendit të parë të renditur, Finlandës dhe vendit të fundit të renditur, Somalisë. Ndonëse vdekshmëria e nënave është një ngjarje e rrallë në Finlandë (shansi për të vdekur gjatë shtatzanisë ose lindjes është më pak se 1 në 12,000 raste) në Somali shansi për të vdekur gjate shtatzënisë ose lindjes është 1 në 16 raste”, thuhet në raort.
Në raportin “Situata e Nënave në Botë”, i pesëmbëdhjeti i përvitshëm i Save the Children, është shqyrtuar ndikimi i krizave humanitare në mbijetesën e nënave, të porsalindurve dhe fëmijëve në vendet të cilat në mënyrë të vazhdueshme janë radhitur në grupin e vendeve më të vështira për të qenë nënë.
Treguesi i Nënave vlerëson se si konflikti, situatat delikate dhe fatkeqësitë natyrore kanë luajtur një rol të madh në uljen e mirëqenies së nënave dhe fëmijëve gjatë 15 viteve të fundit. Më shumë se gjysma e fëmijëve që vdesin, para se të arrijnë moshën 5 vjeç, jetojnë në këto vende me situatë të vështirë.
Në vitin 2013, llogaritet një total prej 3.7 milion vdekje të fëmijëve–numri më i lartë i vdekjeve të porsalindurve dhe fëmijëve janë në vendet që aktualisht janë të prekura nga konflikti dhe pasiguria.
Pas muajit të parë të jetës, shkaqet kryesore të vdekjeve që ndodhin në këto vende janë shumë të parandalueshme dhe të shërueshme si: pneumonia, sëmundjet diarretike, malaria dhe fruthi.
Në vendet në situatë të vështirë dhe të prekur nga konflikti, këto sëmundje marrin më shumë jetë fëmijësh sepse kujdesi shëndetësor që mund t’i shpëtojë ata është i pamundur për tu arritur si pasojë e largësisë apo kostos së lartë të shërbimit.
Treguesi i Nënave 2014 i vlerëson të gjitha vendet sipas pesë treguesve: Rreziku i vdekshmërisë së nënës, shkalla e vdekshmërisë nën moshën 5 vjeç, mesatarja e viteve të shkollimit, të ardhurat kombëtare bruto për frymë dhe pjesëmarrja e grave në politikë.
Evropa vazhdon të dominojë vendet e para në Treguesin e Nënave në Botë ndërsa vendet e Afrikes sub-Sahariane renditen si vendet e fundit.
Save the Children i bën thirrje udhëheqësve në botë të ndërmarrin veprime në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar për të përshpejtuar përpjekjet në luftën kundër vdekshmërisë së porsalindurve, fëmijëve dhe nënave, duke, siguruar që çdo nënë dhe i porsalindur që jeton në vendet në krizë të ketë akses në kujdesin shëndetësor cilësor.
Investuar më shumë për gratë dhe vajzat dhe duke siguruar mbrotjen e tyre.
Forcuar instititucionet dhe nxitur ndërhyrjen e hershme, mbrotjen sociale, reduktimin e rrezikut të fatkeqsive dhe forcimin e sistemeve shendetësore të cilat ofrojnë mbulim universal shendetësor përfshirë edhe grupet më vulnerabël të shoqërisë.
Projektuar ndërhyrje emergjente afatgjata për nevojat specifike të nënave dhe të porsalindurve.
Siguruar angazhim politik dhe financiar të duhur, koordinim dhe hulumtim rreth shëndetit të nënës dhe të porsalindurve në vendet në krizë.