Topalli i drejtohet Ramës: “Mos fol pa leje”

54

Kryetarja-e-Kuvendit-Jozefina-TopalliIsh-kryetarja e Kuvendit për tetë vitet e fundit ka drejtuar akuza ndaj mazhorancës së majtë. Jozefina Topalli gjatë fjalës në Kuvend ka sulmuar ashpër kryeministrin, Edi Rama dhe kreun e Kuvendit, Ilir Meta.

“Ti je kryeministri më i pafytyrë që mund të ekzistojë. Dil dhe fol përballë, bëhu trim dhe mos belbëzo aty mbrapa duke fyer dhe duke belbëzuar”, iu drejtua Topalli Ramës.

“Ke shkel çdo ligj, çdo rregullore, ke shkel kushtetutën ke bërë atë që kurrë një kryetar Kuvendit në 24 vite nuk ka guxuar ta bëjë”, iu drejtua Topalli kreut të Kuvendit duke iu referuar shkarkimit të kryetares së ILDKP-së.

Më tej, ndërsa Topalli po vazhdonte fjalën e saj me akuza të tjera ndaj Metës, ajo reagoi ndaj fjalës nga vendi të kryeministrit Rama me fjalët: “Mos fol pa leje”. Ndërsa Topalli po sulmonte Ramën, nga salla deputetë të mazhorancës thërrisnin: “Kape për zhelesh”.

“Je kryeministri më qesharak që ky parlament ka parë ndonjëherë. Ti mos z. kryeministër mund t’i flasësh me gjuhën që ti njeh secilit ministër, por harroje se mund të kërcënosh opozitën”, u shpreh Topalli.