PD: Qeveria spastrime në dogana

57

jorida-tabaku2Partia Demokratike, ka akuzuar mazhorancën se po punëson militantët në administratën doganore.Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku në një prononcim për shtyp denoncoi sot ndëshkimin kolektiv në dogana me planin qeveritar për të krijuar vende pune për militantë.

Sipas Tabakut, janë 116 nëpunës të doganave shqiptare janë shkarkuar të shtunën nga detyra nga një komision i paligjshëm, pasi anëtarët e tij nuk plotësojnë kriteret për të marrë këto vendime.

Ky shkarkim, vijon Tabaku është një ndëshkim kolektiv, është një largim masiv, thjesht e vetëm për të plotësuar planin e partisë për vende pune për militantët e tyre.Deri në fund të kësaj jave sipas saj, plani duhet realizuar, dhe numri i të shkarkuarve masivisht dhe pa motiv konkret, duhet të shkojë në 200 vetë.Asnjë punonjës nuk ballafaqohet me prova, apo me shkaqe ligjore për shkarkimin e tij. Nuk analizohet puna e askujt, rezultatet apo performanca.Është thjesht një urdhër partie që duhet zbatuar.

Sipas deputetes demokrate Tabaku, drejtuesit e degëve janë porositur të sjellin për shkarkim, 5 deri në 10 vetë, sipas normës që ka caktuar partia.Vendet bosh që janë krijuar, janë në dispozicion të kunatave, kunetërve, dhe përfaqësuesve të Partisë Socialiste.Qeveria po e kthen doganën shqiptare në një degë të Partisë Socialiste, dhe të oborrit familjar të qeveritarëve.

Partia Demokratike ngre shqetësimin që kjo nuk është rruga e duhur për të marrë statusin e vendit kandidat. Kjo nuk është rruga e duhur sepse po politizohet një institucion i cili deri dje ka arritur rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe ka ndikuar në rritjen e të ardhurave të qeverisë shqiptare.