AKEP: Regjistroni numrat, në të kundërt do t’ju bllokohen

63

akepAutoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme, u ka kërkuar të gjithë operatorëve të kompanive celulare që të njoftojnë përdoruesit të regjistrojnë numrat. AKEP bën të ditur se të gjithë numrat celularë duhet të regjistrohen deri në datën 6 mars në të kundërt numrat e paregjistruar do të bllokohen.

Kjo nismë merret në kuadrin e masave për shmangien dhe eliminimin e problematikës të krijuar kohët e fundit në rendin publik nga përdorimi i aparateve celularë në shpërthimet e telekomanduara.

akepAKEP u bën thirrje kompanive telefonike që të njoftojnë nëpërmjet një mesazhi SMS të unifikuar të gjithë ata pajtimtarë që rezultojnë nën një emër, kur grupi i tyre kalon shifrën 20, paraqitjen pranë pikave të autorizuara për riregjistrimin e tyre individual.

“Në rast të mosparaqitjes së pajtimtarit për riregjistrim, ai numër telefoni do të bllokohet deri në regjistrimin e tij”,- bëhet me dije në njoftimin për media të AKEP.

Pak ditë më parë Ministria e Brendshme i ka kërkuar kreut të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), me cilësinë e autoritetit më të lartë përgjegjës në fushën e Telekomunikacionit Elektronik dhe Postar të mbyllë menjëherë numrat që nuk kanë një pronar të individualizuar.