12 stadiume të vendosur në vendet më të pabesueshme

51

1Zakonisht të gjithë stadiumet ndërtohen në afërsi ose brenda në zonat e banuara. Në fotot e mëposhtëme do të zbuloni se disa prej tyre janë të ndërtuar në vendet më të çuditshme dhe më të pazakonta! Ja 12 prej tyre……

“Coeur d’Alene Golf Resort”, Shtetet e Bashkuara të Amerikës 

 1.“Coeur d’Alene Resort” është një vendpushim luksoz në Coeur d’Alene, në Idaho. E vendosur në bregun verior të liqenit “Coeur d’Alene”, ka një marinë, salla konference, qendër estetike, si dhe një fushë golfi të shquar ( I vetmi ishull i gjelbëruar i lëvizshëm në botë).

2. “Eidi Stadium”, Ishujt Faroe

2. “Stadiumi Eidi” është i vendosur vetëm pak hapa larg nga Oqeani Atlantik dhe është shtëpia për shumë ekipe futbolli të ishujve Faroe. Stadiumi është i ndërtuar në Eidi – një fshat në veriperëndim të Eysturoyt. Emri i qytetit do të thotë “Isthmus” në gjuhën e Ishujve Faroe dhe ka një popullsi prej 669 banorë.

3. Fusha e tenisit në Burj Al Arab, Emiratet e Bashkuara Arabe

3. Fusha e tenisit në Burj Al Arab, më e lartë në botë, ndodhet në hotelin e katërt më lartë që është ndërtuar ndonjëherë, në Burj al-Arab në Dubai. Fusha e tenisit është në formë rrethore dhe kur nuk përdoret për gara tenisi përdoret si një fushë helikopterësh. Lartësia e kësaj fushe nuk dihet me saktësi, por lartësia e hotelit është 321 metra dhe Fusha ndodhet shumë pranë taracës.

4. “Float Marina Bay”,  Singapor

4. “Float Marina Bay”, në Singapor, është e mbrekullueshme po ta shikosh edhe vetëm në fotografi. Ky është stadiumi i vetëm në botë që “lundron” gjithandej. Me një gjatësi prej 120 metrash dhe gjerësi prej 83 metrash, është stadiumi më i madh lundrues në botë. Stadiumi ndodhet në plazhin “Marina Reservoir” dhe mund të strehojë 30.000 njerëz.

5. “Ski Dubai”, Emiratet e Bashkuara Arabe

5. “Ski Dubai”, në Emiratet e Bashkuara Arabe është një vendpushim skish në mes të shkretëtirës? Po, edhe pse mund të duket e pamundur. “Ski Dubai” është një qendër e mbyllur për ski me një sipërfaqe prej 22,500 metra katrorë. Ajo është pjesë e “Mall of the Emirates”, një nga qendrat tregtare më të mëdha në botë, e cila ndodhet në Dubai, në Emiratet e Bashkuara Arabe.

6. Stadiumi futbolli në taracë, Japoni. 

6. Stadiumi futbolli në taracë, në Japoni. Një stadium futbolli në taracën e një ndërtese? Pse jo! Ai ndodhet në taracën e ndërtesës së qendrës tregëtare “Tokyu Toyoko” në krahë të Stacionit Shibuya. “Adidas Futsal” u hap në vitin 2001 nën përgatitjet e vendit për Kupën e Botës në futboll.

7. “Ottmar Hitzfeld Stadium”, Zvicër

7. Stadiumi “Ottmar Hitzfeld Stadium”, i cili ndodhet në Zvicër, “i mbërthyer” në  mal, vetëm pak jashtë qendrës së Zermatt dhe mbi  luginën Saastal, rreth 2,000 metra mbi nivelin e detit, është stadiumi më i lartë në Evropë. Bëhet fjalë për një stadium ku lojtarët, stafi dhe spektatorët vijnë aty me teleferik nga fshati më i afërt.

8. “Igraliste Batarija”, Kroaci

8. “Igraliste Batarija”, është një stadium futbolli në Trogir, në Kroaci. Pika ku ai është ndërtuar është një vend strategjik dhe unik në botë, sepse ai është i vendosur në mes të dy monumenteve të mbrojtura: Kalaja Kamerlengo dhe kulla e Shën Markut.

 9. “Stadiumi i pjerrët”, Ukrainë

9. “Stadiumi i pjerrët”në Ukrainë. Graviteti nuk është shoku më i mirë i lojtarëve që lozin në këtë stadium. Ai ndodhet në periferi të Zakarpattias, në rrugën për në qytetin Uzhgorod të Ukrainës.

10. “Grand Court”, Shtetet e Bashkuara të Amerikës

10. “Grand Court”, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Grand Central Terminal është një nga stacionet më të famshme në botë. Ndodhet në qendër të Manhattanit në Nju Jork.

11.” Ice Uummannaq”, Groenlandë

11. “Ice Uummannaq”, nuk është një shaka. Bëhet fjalë për një një fushë golfi në akujt e Grenlandës. Kampionati “World Ice Golf”, zhvillohet çdo vit në muajin Mars, që nga viti 1997 në Uummannaq, në Groenlandë, 600 kilometra në veri të Rrethit Arktik. Uummannaq është fusha e golfit më veriore në botë dhe është e projektuar tërësisht në akull.

12. “Tornio Golf Club”, Finlandë / Suedi 

12. “Tornio Golf Club”, është ndoshta e vetmja fushë golfi që shtrihet në dy shtete njëkohësisht. Ajo ka 9 vrima në Finlandë dhe 9 në Suedi!