Zgjedhjet në Kosovë, përplasje në Beograd

55

daçiçBeogradi zyrtar u ka bërë thirrje edhe një herë serbëve të veriut që të marrin pjesë në zgjedhje. Kryeministri  serb Ivica Daçiç  tha se Serbia nuk është në gjendje të luftojë sërish, e ndërsa në   parlamentin e Serbisë partitë politike janë perplasur me njëra-tjetrën.

“Nëse nuk dalin në votime në 17 nëntor , verin e Mitrovicës do ta drejtoj një shqiptar”, tha Daçiç  duke theksuar se në këtë rast  Beogradi nuk mund të bej asgje.

Daçiç sërish paralajmëroi serbët se Serbia nuk do të sakrifikohet për shkak të 10.000 serbëve në veri të Mitrovicës. “Si të mbjellni, ashtu edhe do të korrin”, theksoi kryeministri serb duke shtuar se do të ishte katastrofë, në qoftë se serbët në veri nuk i marrin të drejtat dhe mundësitë që u ofrohen.

Lidhur me zgjedhjet e 3 nëntorit, në Beograd u mbajt në Komision parlamentar për Kosovën ku u dëgjuan tone shumë të ashpra. Marko Gjuriç, këshillitar i presidentit të Serbisë Tomisllav Nikoliç fajësoi Partinë Demokratike Serbe për dhunë të orkestruar dhe mungesë uniteti tek serbët në Kosovë.

Ndërsa ish -negociatori i Serbisë në dialogun teknik, Borsillav Stefanoviç fajësoi pushtetin në Serbi për dhunën në veri.