Zgjedhjet komunale në Belgjikë, fitojnë 5 shqiptarë

61

Ditën e djeshme u mbajtën në Belgjikë  zgjedhjet komunale ku u paraqitën si kandidate edhe 32 shqiptarë. Deri tani rezultojnë me fitore 4 kandidatë në Bruksel, Amet Gjanaj në Molenbeek me 1128 vota, Habibe Duraki në Evere me 478 vota, Behar Sinani në Jette me 342 vota dhe Muhamet Begaj në Saint-Josse me 330 vota. Në qytetin e Namurit ka fituar Nermin Kumanova. Të gjithë kandidatët që rezultojnë fitues deri tani janë pjesë e Partisë Socialiste të Belgjikës.

Të gjithë kandidatët e tjerë kanë forcuar pozicionin e tyre në partitë me të cilat kanë kandiduar.

Albaniaplus ju uron suksese kandidatëve që kanë fituar  dhe gjithashtu të gjithë kandidatët të tjerë me origjinë shqiptare që garuan në zgjedhjet e 14 tetorit në Belgjikë.