Zbulohet grupi terrorist, vranë 25 persona, gati për shpërthim 11 mina me celular

53

ardian-cipa-Çipa-drejtori-polici-tirane-425x270Shkatërrohet grupi kriminal të përfshirë në një seri ngjarjesh të rënda kriminale, qoftë me armë dhe eksploziv. Strukturat e policisë së shtetit në bashkëpunim me Drejtorinë e policisë së Tiranës dhe atë të Durrësit kanë prangosur 3 shtetas mes tyre  Julian Sinanin dhe Marjon Mitron, ndersa ka shpallur ne kerkim dy te tjere. Drejtori i policisë së Tiranës, Ardian Çipa, në një konferencë për mediat dha detaje mbi megaoperacionin e policisë dhe veprimtarinë e rrjetit të strukturuar kriminal, i cili dyshohet të jetë përfshirë në një sërë ngjarjesh të rënda kriminale të ndodhura në qytetet e Tiranë, Durrës dhe Vlorë, në një hark kohor prej dy vjetësh.

“Policia e shtetit ka arrestuar persona të dyshuar si vrasës me pagesë dhe aktivitete të rënda kriminale, duke zbardhur zinxhirin e plotë që nga porositësi i vrasjeve, te ndërmjetësuesit, e deri tek ekzekutorët e vrasjeve qoftë me armë qoftë me eksploziv.Policia e shtetit ka zbuluar një grup të strukturuar kriminal që sipas të dhënave të para të hetimit dyshohet të jetë përfshirë në një sërë ngjarjesh të rënda kriminale të ndodhura në qytetet e Tiranës, Durrësit dhe Vlorës në një hark kohor prej dy vjetësh.Si rrjedhim i një operacioni të gjerë policior pas hetimeve intensive Drejtoria e policisë qarku Tiranë në bashkëpunim me atë të Durrësit, departamentin për krime të organizuara dhe krime të rënda në policinë e shtetit dhe prokurorinë për krime të rënda Tiranë e Vlorë, bëri të mundur dokumentimin ligjor të aktivitetetit kriminal të shtetasve:

1. J.S., 31 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Vlorë, i pa dënuar më parë.
2. N.Gj, 30 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë, i padënuar më parë.
3. Genis Bardhyl Mëhillaj, 43 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë, i pa dënuar më parë.
4. Andon (Erion) Ismet Mëhillaj, 39 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë, i pa dënuar më parë.
5. Marion Kostandin Mitro, 42 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë, i pa dënuar më parë.

Policia ka mundur të arrestojë shtetasit J.S, N.Gj dhe Marion Mitro dhe njëkohësisht të parandalojë vrasjen e një biznesmeni që ishte porositur dhe ishte duke u realizuar nga personat e lartëpërmendur. Ndërhyrja në kohë e policisë ka bërë të mundur që të dështonte plani i vrasësve dhe të shpëtonte jeta e biznesmenit”tha Çipa.

Nga veprimet hetimore proçeduriale të kryera, sipas Çipës ka rezultatuar se shtetasit e lartëpërmendur në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë autorë të dyshuar të një sërë ngjarjesh kriminale ndër të cilat:

Vrasja e shtetasit Sokol Veizi me 26 gusht 2012 në Orikum
Vrasja e shtetasit Agron Çela me 20 gusht në Vlorë
Vendosja e lëndës plasëse në banesën e shtetasit Ardian Kollozi në 1 qershor 2013
Vendosja e lëndës plasëse në automjetin e shtetasit Besnik Dërvishi ne 13 dhjetor 2013 në Tiranë
Vendosja e lëndës së eksplozive në automjetin e shtetasit E.B në 31 gusht 2013 në Vlorë
Vendosja e lëndës së eksplozive në motocikletën e shtetasit E.B në rrugën Transballkanike në Vlorë ne 24 tetor 2013

Gjithçka ka nisur me arrestimin disa ditë më parë të shtetasit J.S 30 vjeç nga Vlora, i cili ishte mbajtur në vëzhgim nga policia e Tiranës, pasi dyshohej si autor i mundshëm i veprave të rënda penale dhe person me rrezikshmëri të lartë kriminale pasi kishte njohuri të posaçme në prodhimin dhe vendosjen e eksplozivëve të telekomanduar.Ky person përveç aktivitetit kriminal në vendin tonë dyshohet se është autori i mbi 20 vrasjeve me pagesë si dhe veprave të tjera penale të kryera në shtetin grek. Në cilësinë e provës materiale në banesën në të cilën jetonte me qera shtetasi J.S në Tiranë u sekuestruan një arsenal i tërë armësh dhe lëndësh plasëse me telekomandë përkatëse:

1. Një Armë zjarri Pistoletë e markës CERVENA ZASTAVA me 15 copë fishekë;
2. Një Armë zjarri pistolete me dy krëhëra më 15 copë fishekë;
3. Një Armë zjarri Scorpions, zhurmë zbutës(silensiatorë;
4. Një armë zjarri pushkë automatike Mod 63 “Snaiper”;
5. Kallepe eksplozivi te dyshuar si Tritol;
6. 347 cope fishekë arme zjarri të kalibrave të ndryshëm;
7. Granata dore mbrojtese copë 3;
8. Lëndë plasëse e dyshuar si C4;
9. Kapsolla elektrike detonatore copë 8;
10. Ndezes detonator per granata dore copë 3;
11. Pajisje adaptor për aktivizim nga distanca të lëndëve shpërthyese;
12. 14 cope aparat telefonik celulare të markave të ndryshme;
13. Bateri telefonash celulare te markave te ndryshme copë 9;
14. Aparat fotografik i markës CANON me fotografi të personave të ndryshëm;
15. Tablet elektronik i markës SAMSUNG me pamje filmike;
16. 6 copë karta memorie;
17. Targa automjeti AR 003JT, kapuc deveje, doreza për punime te ndryshme;
18. Tel përcjellës me ngjyrë të kuqe dhe të verdhë, shirita ngjitës, kaçavida të ndryshme për punime të imëta, çelësa të ndryshëm, gërshërë me dorezë plastike pajisje elektrike INVERTER, bateri 12 volt;
19. Një Jelek antiplumb, veshje të ndryshme, doreza ebaniti për armë zjarri pistoletë, doreza të gomuara;
20. Mbajtëse copë 8 kartë telefonike të kompanive të ndryshme telefonike, spina karikues, fisha dhe pajisje Bluetooth;
21. Pasaportë dhe dokumenta në gjuhën greke në emër të J.S.;
22. Libreza dhe fatura për transferta bankare ne emër të këtij shtetasi;
23. Lekë Shqipetare në shumën 52000 lekë të reja;

 

Në kuadër të këtij i operacioni policia ka mundur të arrestojë sot paradite në aeroportin e “Nënë Tereza” të Rinasit, shtetasin Marjon Mitro teksa po tentonte të largohej jashtë shtetit, person të cilin e kishte vënë në mbikqyrje dhe ka ndërhyrë në momentin e duhur për ta ndaluar atë. Ky shtetas dyshohet se është porositës i lëndës plasëse eksplozive që u vendos në automjetin e Prefektit të Vlorës.

Ndërkohë shtetasit Genis Mëhillaj dhe Andon Mëhillaj janë shpallur në kërkim pasi gjykata e shkallës së parë për krime të rënda Tiranë ka vendosur masën “arrest me burg” për veprën penale “vepra me qëndrime terroriste”.

Lidhur me këtë grup kriminal vazhdon puna për dokumentimin ligjor të veprimatarisë së tyre si dhe personave të tjerë si të dyshuar të përfshirë në këtë aktivitet të rëndë kriminal. Materialet e çështjes i kaluan prokurorisë së krimeve të rënda për hetime të mëtejshme.

Tahiri: Goditja me spektakolare ndaj krimit te organizuar ne historine e Policise se Shtetit

“Kjo eshte padyshim goditja me spektakolare ndaj krimit te organizuar ne historine e Policise se Shtetit.Bravo! Ky eshte shpirti. Kjo eshte Rilindja e Policise se Shtetit. Me shume ne vazhdim….Jemi te vendosur me shume se kurre per luftuar krimin e organizuar, terrorizmin, per te rivendosur sundimin e ligjit dhe drejtesine ne kete vend, per te mbrojtur jeten dhe shendetin e qytetareve” shkruan në fb Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.