“Historikisht, kur zemra e një personi pushon së rrahuri apo kur personi pushon së marri frymë, deklarohet i vdekur dhe nuk mund të bësh asgjë për ta ndryshuar këtë fakt”, -thotë Dr. Sam Parnia, profesor asistent i kujdesit mjekësor kritik, në “State University of New York”, në Stony Brook.
Megjithatë shkencëtarët thonë se vdekja nuk është një moment i vetëm, por një proces i tërë. Pasi një person ka vdekur, qelizat nuk vdesin në moment, por kalojnë në procesin e vdekjes.
“Ky proces do disa orë kohë dhe ne mund ta ndryshojmë atë”, -thotë Parnia.
Kur zemra e njeriut pushon së rrahuri, truri funksionon akoma.
Në momentin kur oksigjeni nuk arrin të shkojë më në tru, duhen edhe disa minuta kohë që qelizat e sheqerit të fillojnë procesin e vdekjes. Këto janë minutat deçisivë kur mjekët kanë në dorë të shpëtojnë jetën e njerëzve.