Ylli-Kershagel, diskutime për rritjen e standarteve të shëndetit dhe sigurisë në vendet e punës

66

Kreu-i-Inspektoriatit-te-Punes-Dritan-Ylli-ne-takim-me-Drejtorin-e-Shendetit-dhe-Sigurise-te-Inspektoriatit-te-Austrise-Josef-KershagelNjë grup përfaqësues nga Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore të Shqipërise, zhvilloi një vizitë studimore njëjavore në Austri. Të kryesuar nga drejtuesi i këtij institucioni, Dritan Ylli, zhvilluan disa takime me drejtues të lartë të Inspektoratit shtetëror të punës së Austrisë, sikurse vizituan nga afër disa prej kompanive më të njohura të cilat janë lider në tregun austriak dhe atë global, të tilla si Voestalpin, një ndër ndërmarrjet më të njohura në fushën e metalurgjisë në botë, apo kompania Heindl, një ndër markat më të njohura të prodhimit të cokollatës. Qëllimi i këtyre vizitave në këto kompani ishte njohja nga afër me kushtet e punës dhe standartet e aplikuara për sigurinë dhe shëndetin e punonjësve.

Gjatë vizitës në zyrat e Inspektoratit shtetëror të punës në Vienë, përfaqësuesit e dy inspektoriateve patën mundësinë të ofrojnë njohjen me organizimin dhe prioritetin e punës për të dy inspektoratet. Drejtori i ISHP-së së Shqipërisë, Dritan Ylli zhvilloi një takim të posacëm me Drejtorin e Sigurisë dhe Shëndetit, Josef Kershagel. Gjatë këtij takimi z.Ylli e njohu z. Kershagel me prioritetet e punës, ku është përqëndruar inspektorati. Ai theksoi se prioritet kryesor është rritja e standarteve për një punë më të shëndetshme dhe të sigurtë, ku edhe punonjësit shqipëtarë të kenë mundësinë të punojnë në kushte të mirëqena pune, ashtu sikurse punonjësit në tregun e Bashkimit Evropian. Prioriteti tjetër madhor, theksoi z.Ylli është lufta kundër punës ilegale dhe informalitetit në tërësi, sikurse edhe respektimi i kontratës së punës mes punëdhënësve dhe punëmarrësve. Kryeinspektori Dritan Ylli ne Austri

Nga ana e tij zoti Kershagel, garantoi Kreun e Inspektoratit të Punës se Shqipërisë për një mbështetje, qoftë përsa i përket rritjes së fuqizimeve të kapaciteteve profesionale përmes shkëmbimit të informacionit dhe trajnimeve, sikurse garantoi një mbështetje të Inspektoratit shtetëror të punës së Shqipërisë, në organizatat ku është anëtare, si në Organizatën Botërore të Punës, apo dhe në Agjensinë Evropiane për Sigurinë dhe Shëndetin në punë.

Ndërkohë një prezantim mjaft i vlefshëm për grupin e Inspektoratit të Punës së Shqipërisë, u bë nga koordinatorja e inspektoratit shtetëror të Austrisë, me Agjensinë e Shëndetit dhe sigurisë, Martina Hakelbusher. Hakelbusher evidentoi përmirësimin e kuadrit ligjor dhe masat që po ndërmarrin vendet e BE-së për reduktimin e aksidenteve në punë dhe rritjen e efektivitetit për sigurinë dhe shëndetin në punë, në kuadër të objektivave dhe vizionit të Bashkimit Europian dhe Organizatës Botërore të Punës.