Vuçiç në Tiranë, masa sigurie si gjatë vizitës së Papës

67

rama-vucic1Kryeministri serb u prit me nderimet e larta që përcakton protokolli shtetëror në Pallatin e Brigadave, ku u ekzekutuan dhe dy himnet, ai serb dhe shqiptar.  Më pas dy kryeministrat, Vuçiç dhe Rama vijuan me takimin  dypalësh të delegacioneve.

Për herë të parë një kryeministër serb shkel tokën shqiptare. Në orën 11:00 kryeministri Aleksandër Vuçiç dhe delegacioni që e shoqëron mbërriti në aeroportin e “Nënë Tereza” ku u prit nga zv/kryeministri Niko Peleshi.

Më pas delegacioni u nis drejt Pallatit të Brigadave ku u zhvillua dhe ceremonia zyrtare  si shenjë reciprociteti, e mirëpritjes së Kryeministrit shqiptar në Pallatin Serbska gjatë vizitës së tij në Beograd.

Vizita e Kryeministrit të parë serb në Shqipëri blindoi Tiranën nën masa sigurie që janë parë vetëm për vizitën e Atit të Shenjtë.