Vrasja në Krujë, gjendet autori i ekzekutimit të dy vëllezërve

100

Roland Pula 32-vjeç,  ekzekutoi me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Krujë, Xhontil Bardhin 24 vjeç bashkë me të vëllain Gramozin 34 vjeç.

Mësohet se mes dy familjeve, Pula dhe Bardhi, ka pasur një histori të vjetër hasmërie, me plagosje të ndërsjellta.

Por situata e mbrëmshme ka precipituar nga një sherr i një nate më parë në lokalin e fshatit i vrasësit me një nga viktimat.

Mbrëmë rreth orës 22:30, Pula u zuri pritë te dera e shtëpisë, duke vrarë fillimisht njërin nga vëllezërit.

Tjetri i alarmuar ka dalë pas të shtënave dhe është ekzekutuar gjithashtu.

Xhontil Bardhi mësohet se kishte ndjekur dhe mbaruar seminarin e priftërinjve në Shkodër dhe gjatë pauzës 2 vjeçare që i jepet për t’u menduar dhe vendosur nëse pranon që të bëhen apo jo prift ka hequr dorë.

“Sa shumë gjana kisha me të thanë sot more Gjon. Por për tash po te them vetëm lamtumirë! E me fal që nuk munda me mbërritë në kohë …Lamtumirë Gjoni i mirë! Lutju Zotit për ne” shkruan i pikëlluar Ipeshkvi i Dioqezës së Rrëshenit Dom Gjergj Meta.

Familjarët të tronditur kërkojnë drejtësi.

“Një dramë e madhe, të vrasësh dy fëmijë, dy djem. Nuk e di, i bëj thirrje qeverisë të vërë frerat. Ligji është për të gjithë duhet të jetë i drejtë”.