Vlorë, vritet një person dhe plagoset një tjetër

11

skene-krimi-mos-kalo1Tjetër vrasje në Vlorë. Një person ka gjetur vdekjen pasi është qëlluar me armë zjarri, ndërsa baxhanaku i tij është i plagosur.

Sipas të dhënave të para të policisë, ngjarja ka ndodhur në një stan në Karaburun, ku ka mbetur i vdekur shtetasi Sedat Angjeli.

I dyshuar për këtë vrasje raportohet të jetë një bari nga Elbasani dhe pista e parë e hetimit është grindja e krijuar për shkak të një pagese te munguar. Policia po heton për zbardhjen e plotë të shkaqeve të vrasjes.