Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:45, pranë banesës së tij, kur fqinjët kanë lajmëruar rektorin Qarri, se të dy automjetet e tij kishin marrë flakë, makina personale dhe makina e Universitetit.
Denoncimin për këtë ngjarje e ka bërë vetë Rektori Qarri. Policia dhe Prokuroria e Vlorës kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.