(Video) Shkëmbi shkëputet dhe bie mbi plazh, në Francë

73

f1_24mali1374692566Një masiv shkëmbor pranë brigjeve të plazhit në Saint Jouin Bruneval të Francës, është shkëputur nga pjesa tjetër e shkëmbit duke rënë mbi ujë.

Autoritetet franceze kanë lajmëruar se masivi shkëmbor, prej 30 mijë tonësh është shkëputur për shkak të erozionit.

Në momentin e ngjarjes dhjetëra pushues gjendeshin në brigjet e tij, por fatmirësisht autoritet lajmëruan se nuk ka viktima apo të lënduar.

Një prej pushuesve arriti të filmojë skenën e shkëputjes së shkëmbit dhe panikun, që kishte kapur pushuesit e tjerë.