Video e vrasjes së biznesmenit tradhton Mëhilljan

52

andon-mehillaj-ne-gjykateNjë video e siguruar nga Prokuroria për Krime të Rënda vërteton rrëfimin e Julian Sinanajt. Në këtë video vrasësi me pagesë, Julian Sinanaj dhe personi i dyshuar si porositës i vrasjeve, Andon Mëhillaj, janë filmuar bashkë, në vrasjen e biznesmenit Agron Cela në Vlorë. Video, sipas burimeve të prokurorisë, të cituara nga ABC, ka qenë pjesë e materialeve të hetimit, por ka qenë e pamundur të dalloheshin personat e filmuar. Pas rrëfimit të Sinanajt, videoja është parë edhe njëherë nga oficerët e policisë gjyqësore dhe ajo që ndodh në filmim përputhet plotësisht me rrëfimin e vrasësit. Filmimi do t’i shtohet provave kundër Andon Mëhillajt, i cili ka mohuar të ketë pasur dijeni për vrasjet që ka kryer Julian Sinanaj.