Vdes princi Friso i Holandës

52

Vdes-princi-i-HolandësPrinci Friso i Holandës, vëllai i vogël i mbretit Willem-Aleksander, vdiq sot si pasojë e një aksidenti me ski, që ndodhi në Austri, në vitin 2012, bënë të ditur burime zyrtare vendase.
“Mbreti shpreh keqardhjen duke njoftuar se princi Johan Friso Bernhard Christiaan David vdiq sot në moshën 44-vjeçare në pallatin ‘Huis ten Bosch’, në Hagë”, sipas një komunikate.

“Princi Friso vdiq nga komplikacionet për shkak të dëmtimeve në tru si pasojë e aksidentit me ski, që ndodhi më 17 shkurt të vitit 2012, në Lech, Austri”, theksuan burimet zyrtare vendase.

Princi qëndroi 18 muaj në koma.