Vdes Mikhail Kallashnikov, shpikësi i automatikut

73

Mikhail-KalashnikovShpikësi i automatikut AK 47, Mikhail Kallashnikov u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 94-vjeçare. Arma që ai krijoi u bë shumë shpejt një prej armëve më të përdorura në të gjithë globin.

Ai krijoi një armë, e cila prodhohet me kosto të ulët dhe mjaft të lehtë për t’u përdorur. Edhe pse arma e tij është gjerësisht e përdorur, Kallashnikovi fitoi shumë pak prej shpikjes së saj.

Ai u lind më 10 nëntor të vitit 1919 në Siberinë Perëndimore. Në vitin 1938 u rekrutua nga ushtria ruse dhe ai përdori të gjithë aftësitë që kishte për të dizajnuar armë të efektshme për ushtrinë sovjetike. Dy vjet pas përfundimit të luftës, Kallashnikovi shpiku automatikun, i cili sot njihet gjerësisht me emrin e tij.