Shtetasit Edmond dhe Arbër Curri, 32 dhe dhe 25 vjeç akuzohen se kanë dhunuar bashkëshorten 26-vjeçare të Edmondit, shtetasen R.C.
Nuk dihen ende arsyet që dy meshkujt kanë gjetur si pretekst për këtë dhunim, por policia ka arritur të bëjë prangosjen e tyre.
Dhuna ndaj femrave është shndërruar në një fenomen shqetësues për publikun, pasi shteti nuk duket se po shqetësohet shumë nga kjo problematikë. Strukturat e tij, që duhet të ishin tashmë në situatë emergjence, duket se janë paralizuar nga asfiksia e tranzicionit politik. Një tranzicion që në Shqipëri po shoqërohet me kosto të larta humbjesh njerëzore dhe që sigurisht askush nuk do të mbajë përgjegjësi, të paktën morale, mbi këtë situatë.