Një person i pajetë është gjetur sot nga kalimtarë të rastit pranë urës së Lanës, tek Rruga e Elbasanit në kryeqytet.
Policia në vendngjarje dyshon se personi është mbytur në lumin e Lanës.
Pritet të zbardhet identiteti i viktimës. Policia dyshon se bëhet fjalë për një endacak që jetonte në qiell të hapur.



