“Të dashur miq, kush ka eksperiencë në këto fusha të më dërgojë një e-mail. Menaxhimi bregdetar; zhvillimi ekonomik i qëndrueshëm; analiza e mjedisit; planet fizike dhe planet territoriale; ligji i mjedisit dhe pronës; trashëgimia kulturore dhe historike; biodiversiteti dhe mjedisi tokësor dhe detar; planifikimi rajonal dhe qeveria lokale, si dhe ngritja e kapaciteteve dhe edukimi i publikut”, -shkruan Tare në adresën e tij në rrjetin social Facebook.
Apeli për kandidatura, të cilat mund të kontribuojnë me vlerën e tyre në fushat përkatëse po bëhet në një moment, kur qeveria e re pritet të fillojë punën së shpejti.