Monumenti i Sardar Vallabhbhai Jhaverbhai Patelit, i njohur edhe si “njeriu i çeliktë” – që konsiderohet si heroi i pavarësisë së Indisë – do të jetë 182 metra i lartë. Ai do të vendoset pranë lumit Narmada në shtetin Gujarat.
Për ndërtim do të përdoren mbeturinat metalike, apo mjetet e vjetra bujqësore të fshatarëve. Për këtë, politikanët kanë vendosur të vizitojnë 700 mijë fshatra të Indisë.
Ndërtimi do të kushtojë 300 milionë dollarë, ndërsa do të financohet nga donacionet dhe fondet publike.