Stanishev: Të ndihmojmë Ukrainën të mbetet e bashkuar

45

stanishevDuhet të japim një sinjal të qartë, të ndihmojmë Ukrainën të mbetet e bashkuar, demokratike dhe pranë Evropës, deklaroi sot presidenti i socialistëve evropianë (PSE) Sergei Stanishev, gjatë fjalimit në Kongresin e PSE-së që po zhvillohet në Romë. ”Bashkimi Evropian duhet t’i mbajë dyert të hapura për këdo që lufton për demokraci, paqe dhe drejtësi”, theksoi Stanishev, ish-kryeministër i Bullgarisë. ”Edhe pse ministrat e Jashtëm gjerman, Steinmeier dhe ai francez, Fabius kanë arritur një marrëveshje për tranzicionin, situata mbetet shumë e nderë”, shtoi ai.