Shtyrja e ankimimit të PD për buxhetin, Berisha: Akt antishtet i qeverisë

55

sali-berishaIsh-kryeministri, Sali Berisha, ka reaguar sot pas refuzimit të qeverisë për tu paraqitur si palë e paditur në gjykatën Kushtetuese për ankimin e PD për ndryshimet në buxhetin 2013. Në rrjetin social facebook, Berisha thekson se këtë qëndrim të pashembullt të injorimit të Gjykatës Kushtetuese, institucionit garant të Kushtetutës së vendit, qeveria Rama-Meta e bazon në parimin antishtet, atë të vendimeve të pavlefshme të gjykatave të vendit.

“Te dashur miq, ne revanshin e tij te zevendesimit te shtetit ligjor me shtetin policor, Edvin Kristaq Rama urdheroi ministrat dhe perfaqesuesit e tij te mos paraqiten si pale e paditur ne seancen e gjykimit ne Gjykaten Kushtetuese te çeshtjes se rritjes nga qeveria Rama -Meta te borxhit publik në 75% te GDP-se, shnderrimin keshtu te financave publike ne nje megapiramide te llojit te krizes greke. Kete qendrim te pashembullt te injorimit te Gjykates Kushtetuese, institucionit garant te Kushtetutes se vendit, qeveria Rama-Meta e bazon ne parimin antishtet, ate te vendimeve te pavlefshme te gjykatave te vendit. Bazuar ne kete parim qeveria Rama-Meta ka rrezuar haptas me vendime qeverie nje seri vendimesh te Gjykates Kushtetuese si ato: Per kontrollin e territorit, nepunsin civil, vendimarrjen e Keshillit Kombetar te Territorit, aktet normative, nivelin e borxhit, paraqitjen e programit politik te qeverise ne Parlament etj etj” shkruan Berisha.

Më tej Berisha vlerëson se përmes këtyre akteve, qeveria Rama-Meta po e kthen vendin pas në të shkuarën.

“Po keshtu, kryekreu me vendime qeverie ka rrezuar vendime te gjykatave te tjera si: per masen e sigurise se baneses, shkarkime te paligjshme ne bordin dhe institutin e statistikave, agjensine e luftes kunder pastrimit te parave etj etj. Ne revanshin e tij drejt shtetit policor zerat i thone atij se ti je dhe kryegjykatesi, kryeprokuroi, kryepermbaruesi i vertete ndersa ata, te tjeret, jane ferri, Luçiferi i realitetit qe duhet zhdukur. Me vrap drejt te shkuares dhe sa me larg Europes!!”

Gjykata Kushtetuese ka shtyrë për në 11 shkurt shqyrtimin e ankimimit të Partisë Demokratike për shpalljen si të papajtueshëm me Kushtetutën të Aktit Normativ nr. 6, datë 04.10.2013 të Këshillit të Ministrave “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 119/2013 “Për buxhetin e vitit 2013”.

Shtyrja e seancës u bë pasi mungonin përfaqësuesit e qeverisë. Deputeti demokrat Eduard Halimi theksoi se qeveria refuzoi të përballej me qytetarët dhe gjykatën.

Në kërkesën e saj, 1/5-ta e deputetëve të PD-së thekson se Gjykata Kushtetuese ka vlerësuar se qeveria është e detyruar të shpjegojë dhe argumentojë nevojën dhe urgjencën konkrete që e kanë detyruar të nxjerrë aktin normativ me fuqinë e ligjit.