Shtyhet seanca e Apelit për 21 Janarin

55

8405193448_d90bc5f980Gjykata e Apelit e Tiranës ka shtyrë për më 25 korrik seancën gjyqësore për ngjarjet e 21 janarit. Vendimi për shtyrjen u bë pas dorëheqjes së gjyqtarit Agron Papajani. Seanca e parë gjyqësore në Apel për të akuzuarit për vrasjet e demonstruesve më 21 janar 2011 ka zgjatur fare pak ndërsa në sallë mungonin edhe dy të akuzuarit Agim Llupo dhe Ndrea Prendi. Ky i fundit kishte paraqitur një deklaratë ku thuhet se do të përfaqësohej nga avokati i tij Genci Gjokutaj.

Që në fillim të seancës avokati Gjokutaj kërkoi largimin e dy anëtarëve të trupit gjykues, Agron Papajani dhe Fatos Qato, me arsyetimin se kanë konflikt interesi. Sipas tij, Papajani nuk mund të gjykojë këtë çështje pasi ka qenë edhe në seancën gjyqësore kur ish-komandantit të Gardës Ndrea Prendi iu dha masa e sigurisë ndërsa Fatos Qato është bashkëshorti i anëtares së PS-së, Merita Qato.

Prokuroria e Tiranës ka apeluar vendimin e Gjykatës së Tiranës e cila shpalli të pafajshëm ish-komandatin e gardës Ndrea Prendi dhe ish-gardistin Agim Llupo. Por avokati i familjarëve të viktimave të 21 Janarit Dorjan Matlija deklaroi se në Gjykatën e Apelit mungonte dosja e ankimimit të bëra nga familjet e viktimave.

Është diçka që ndodh tmerrësisht shumë rrallë, por ka ndodhur në një çështje me ndjeshmëri kaq të lartë. Besoj se nuk ka ardhur fare në apel dhe është depozituar që në mars kur ka qenë koha për dorëzimin e ankimeve”,- u shpreh Matlija. Sipas tij, familjarët e viktimave duhet të merrnin pjesë në seancë pasi kanë të drejtën të pyesin ekspertët dhe dëshmitarët. Ndërkohë më datë 25 pritet që të prezantohet anëtari i tretë i trupit gjykues, që siç duket do të jetë një tjetër gjyqtar, mbështetës i Partisë Demokratike. Të paktën prej disa vitesh institucionet e togave të zeza janë pushtuar nga të punësuar me lidhje nepotike dhe miqësore të vajzës së ish-kryeministrit Sali Berisha. E për pasojë, edhe Apeli i kryeqytetit nuk bën pwrjashtim aspak, çka e ka treguar rëndom vitet e fundit