Ndërkohë dje ndërroi jetë një pacient i moshës 86 vjeç i cili kishte probleme me zemrën ndërsa viktima e parë e prekur nga ky virus ishte një 30 vjeçare shtatzënë.
Mjekët thonë se ky virus është i pritur të shkaktojë më shumë viktima kur personat vuajnë edhe nga sëmundje të tjera dhe që imuniteti i tyre është i dobët.
Ndërkohë ISHP-ja ka theksuar se janë dërguar 486 mostra nga persona të dyshuar për grip. Gjithsej, 77 (16%) mostra kanë rezultuar pozitive me viruset e gripit. 36 (47%) prej mostrave pozitive kanë rezultuar me virusin A(H3) dhe 41 (53%) mostrave pozitive me virusin A(H1) .
Ndërsa për shpërndarjen e barnave antivirale, ISHP thotë se gjendja e barit Tamiflu në depot qëndrore në ISHP, ishte mbi 85.000 tableta, të cilat janë shpërndarë sipas planit në të gjitha spitalet rajonale dhe universitare në vend.