Serbia proteston ndaj Erdoganit

57

edi rama 2Kryeministri Edi Rama konfirmoi dje se Turqia është një vend i rëndësishëm në rajonin tonë dhe nga miqësia me të “nuk kemi parë keq, por mirë”. I ftuar në emisionin “Tonight Ilva Tare”, kryeministri Rama i quajti “idiotë”, kritikët së bashku me ato që ata kanë thënë lidhur me qëndrimet e tij në raport me partneritetin me Turqinë. “Turqia është anëtare e NATO-s dhe një nga partnerët tanë strategjikë. Ajo është një vend i rëndësishëm në rajonin tonë. Kryeministri turk është një mbështetës i kahershëm i shqiptarëve. Qeveria e këtij kryeministri ka bërë dhe vazhdon të bëjë për Kosovën atë që këta nuk do ta bënin”, – u shpreh Rama. Sipas tij, Qeveria turke është ajo që njohu që në minutat e para të lirisë pavarësinë e Kosovës.
Ndërkohë dje, Ministria e Jashtme e Serbisë ka reaguar mbi deklaratën e Kryeministrit turk, Rexhep Taip Erdogan, i cili gjatë një takimi në Prizren tha se, “Kosova është Turqi dhe Turqia është Kosovë”. Kjo deklaratë nuk konsiderohet miqësore nga ana e Serbisë dhe deklarata e Erdoganit thuhet se është serioze dhe skandaloze. “Serbia nuk mund ta pranojë si miqësore këtë deklaratë. Të gjithë e dinë se Kosova është e Serbisë dhe tokë serbe, këtë e dinë edhe ata që e njohin Kosovën si shtet”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme Serbe, duke sqaruar se Kosovë nuk është një shtet i dytë turk. Partia Demokratike e Serbisë i kërkoi qeverisë që të reagojë për këtë deklaratë. Deputeti i opozitës, Milos Aligrudiç, kërkoi gjatë seancës parlamentare të dinte reagimin e qeverisë mbi deklaratën e Erdoganit. Gjatë një takimi në Prizren ku ishin të pranishëm Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, Erdogan deklaroi se “kur vinte në Kosovë, ndihej si në shtëpi”.