Reagon Kryeministri Rama: E patolerueshme barbaria mbi shtëpinë e gazetares Klodiana Lala

64

Pas ngjarjes së rëndë në orët e para të mëngjesit ku u qëllua me breshëri ndaj banesës së gazetares Kodiana Lala, ka reaguar Kryeministri i vendit Edi Rama. “E patolerueshme barbaria mbi shtëpinë e gazetares Klodiana Lala! Ngjarja duhet zbardhur sa më parë dhe strukturat e shtetit janë të angazhuara maksimalisht. Mbështes e inkurajoj Klodianën në këtë moment kritik dhe pres me padurim ndëshkimin e keqbërësve.” shkruan Rama ne nje postim ne Twitter