Arrestohet për grabitje të armatosur gazetari sportiv belg

83

Një nga gazetarët më të njohur të sportit në Belgjikë është arrestuar për vjedhje me armë.

Stephane Pauwels, 50 vjeç, i cili ka organizuar shfaqje për televizionet belge e frënge, si arrestua si pjesë e një hetimi të madh të policisë.

Ai dyshohet për “grabitje të armatosur, gjatë një mbrëmje, si pjesë e një bande,” thonë prokurorët.

Bastisja ndodhi në qytezën Lanse, në jug të Brukselit, në vitin 2017 dhe u përshkrua nga mediat si “pushtim i një shtëpie”.
Arrestimi i Pauëels është pjesë e një hetimi të nisur disa muaj më parë për grabitjet e armatosura, vjedhjet e droga. Pesë vetë janë aktualisht në paraburgim.

Gazetari ka rreth 84 mijë ndjekës në Tëitter, madje ndiqet edhe nga disa futbollistë të njohur si Eden Hazard, Benjamin Mendy dhe Michu Batshuyai.

Dje ai u paraqit para gjykatës në qytetin Mons ku pritet të marrë dënimin.