Rama:Korça të zgjedhë mes planit të së ardhmes dhe politikës së dështuar

57

Main opposition Socialist Party leader Edi Rama poses for photographers before he casts his ballot during elections in Tirana, Albania, Sunday, June 23, 2013. Socialist leader Edi Rama and his close rival Prime Minister Sali Berisha of the Democratic Party have hopes for eventual entry to the European Union, but the bloc has expressed concern over whether the country can manage to run fair and free elections. (AP Photo/Hektor Pustina)Ndërsa mbeten 2 ditë nga zgjedhjet për kryetarin e bashkisë së Korçës, kryeministri Edi Rama i bën thirrje qytetarëve korçarë të mbështesin kandidatin e së majtës, Sotiraq Filon.

Në një postim në faqen zyrtare në Facebook, kryeministri ndërsa vlerëson suksesin në qeverisjen e Korçës nga Niko Peleshi thekson se qytetarët duhet të votojnë për planin e të  ardhmes së qytetit dhe jo për politikën e dështuar të humbësve.

“Sot në orën 17:00 në Korçë mbyllet fushata zgjedhore për kryebashkiakun e ri të qytetit të rilindur nën drejtimin vizionar të Niko Peleshit. Suksesi në qeverisjen e Korçës, aftësia e spikatur si menaxher dhe talenti në komunikim bënë që Niko Peleshit t’i binte barra e përgjegjësisë së lartë të zëvendës kryeministrit në përpjekjen tonë të përbashkët për të rilindur Shqipërinë. Dhe të dielën Korça duhet të votojë sërish për të zgjedhur mes vazhdimit të projektit të Nikos tanimë me mbështetjen e fuqishme të qeverisë së re të PS-LSI dhe kthimit pas, në rrugën e humbur të Partisë Demokratike – mes Sotiraq Filos, njeriut që në krah të Niko Peleshit ndoqi plot projekte dhe tanimë ka në dorë gjithë planin e punës për të ardhmen, dhe një tjetri që s’mund t’i ofrojë Korçës asgjë më shumë se politikat e dështuara të humbësve të 23 qershorit” shkruan Rama.

Kryeministri njofton gjithashtu se do të jetë sot në Korçë, në ditën e fundit të fushatës elektorale për të mbështetur kandidatin  Sotiraq Filo.

“Do të jemi sot pasdite në Korçë për të folur konkretisht për punët e mëtejshme për Korçën nën drejtimin e një kryebashkiaku të ri që do të çojë më tej punën e shkëlqyer të Niko Peleshit, bashkë me Nikon e gjithë ne të tjerët në Tiranë” thekson Rama.