Rama takon Thaçin në Zagreb

57

rama- thaçiKryeministri i ardhshëm i vendit, Edi Rama ka njoftuar nëpërmjet rrjetit social Twitter, se është ftuar në Zagreb të Kroacisë. Kroacia bëhet zyrtarisht të hënën, më 1 Korrik 2013, anëtarja e 28-të e Bashkimit Europian. Në ceremoninë, që pritet të zhvillohet në mesnatë, do të marrin pjesë krerët e shteteve dhe të qeverive, si edhe Presidenti i Këshillit Europian, Herman Van Rompuy.

Fantastike! U beme 65 mije ketu faleminderit juve! Sot ne Zagreb per ceremonine e hyrjes se Kroacise ne BE me kreret e shteteve e qeverive”,- deklaron Rama nga në rrjetin social Twitter.

Ndërkohë gjatë qëndrimit në Zagreb, Rama është takuar edhe me Kryeministrin e Kosovës Thaçi, ku foton e takimit Rama ka vendosur ta hedhë në Twitter.

Kryeministri Thaçi ka uruar Ramën për fitoren në zgjedhjet e fundit, ndërsa është folur edhe për thellimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Rama nga ana e tij, ka uruar Kryeministrin Thaçi për nisjen e bisedimeve për Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit me Bashkimin Europian. Të dy liderët vlerësuan se integrimi europian, nën shembullin e Kroacisë është e vetmja rrugë për rajonin.