Rama: Nuk jemi gati pë të legalizuar marijuanën

52

Rama-te-fevzo-1024x679Kryeministri Edi Rama mendon se Shqipëria nuk është gati  për legalizimin e marijuanës, në kohën kur as vende më të zhvilluara se ne, nuk e aplikojnë një gjë të tillë. Një një intervistë për gazetarin italian Bruno Vespa, i cili bën emisionin “Porta a Porta” në RAI 1, Rama thekson se qeveria shqiptare është e  përqëndruar tërësisht në një luftë me tolerancë zero kundër krimit të organizuar dhe çdo lloj trafiku.

“Legalizimi i marijuanës është një diskutim të cilin do të preferoja të mos e bëja. Pastaj nuk i takon Shqipërisë të shkojë më tutje, të marrë një vendim të tillë, kur çështja e legalizimit të marijuanës mbetet ende një temë e hapur në vende më të zhvilluara se ne në BE. Për momentin jemi të të përqendruar tërësisht në një luftë me tolerancë zero kundër krimit të organizuar dhe çdo lloj trafiku”, thotë kryeministri Edi Rama.

Ai ka kërkuar nga shteti fqinj më shumë bashkëpunim për të luftuar krimin e organizuar.

“Ju e dini se ka shumë punë për të bërë në nivelin evropian për Mesdheun nga Evropa pasi vijnë shumë emigrantë nga të gjitha anët dhe siguria e deteve është e lidhur me një fakt shumë të thjeshtë, duhet të shkojmë përtej atyre gjërave që jemi mësuar të bëjmë pasi, Evropa e gjitha ecën me hap të ngadaltë, problemet rriten me shpejtësi”, ka theksuar kryeministri Rama.

Për ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri, Lazarati nuk duhet luftuar por shpëtuar. Sipas tij, një operacion policor nuk mjafton pasi duhet menduar edhe për të nesërmen. Ai thotë se e rëndësishme është gjetja e mjeteve për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror. Sipas gazetarit italian, që i referohet të dhënave nga policia, në Lazarat gjenden 350 mijë rrënjë kanabis në 320 hektarë tokë, 90% e familjeve në Lazarat merret me kultivimin e marijuanës dhe çdo familje prodhon rreth një ton drogë në vit, çdo kg marijuanë shitet për 300 euro.

Të ardhurat nga tregtia e marijuanës dhe substancave të tjera të ndaluara arrijnë në rreth 4 miliardë euro në vit, që do të thotë gjysma e GDP-së së Shqipërisë.