Rama nesër vizitë në Milano, takime me sipërmarrës

55

Albanian opposition leader Edi Rama gives a press conference February 1, 2011 in Tirana. Rama called for fresh anti-government protests in the capital on January 4th, for the third week in succession. He said the marches in the Tirana and at least four other cities were to demonstrate "peaceful resistance" to the government. Three people were killed during an anti-government protest in Tirana on January 21st. Rama said he had spoken to European Union foreign policy chief and EU enlargement commissioner who told him they were ready to mediate in the opposition's dispute with the government. AFP PHOTO / STR (Photo credit should read STRINGER/AFP/Getty Images)Kryeministri shqiptar, Edi Rama do të jetë në Milano ditën e premte, për disa takime me sipërmarrësit e Rajonit të Lombardisë. Takimi i parë do të jetë në selinë e Bosch me disa dhjetëra sipërmarrës, duke vijuar më pas me takime të tjera me Assolombarda. Ditën e shtunë Rama do të bëjë një vizitë në Institutin European të Onkologjisë, ku do të takohet me themeluesin e tij  Umberto Veronesi.

Në këto takime Rama shoqërohet nga një grup paralametarësh të mazhorancës, që kanë si qëllim të jenë një urë lidhëse  mes ndërmarrjeve italiane dhe institucioneve shqiptare dhe që `procesi i frikshëm i procedurave burokratiketë mos jetë më një pengesë`.Në Milano, Rama do të ketë edhe një vizitë në Konsullatën shqiptare, e cila do të ofrojë shërbimet e saj edhe për qytetarët e Kosovës, në kuadër të marrëveshjeve me Prishtinën.

Në një takim dypalësh, më 11 janar, Tirana e Prishtina kanë firmosur edhe një deklaratë partneriteti strategjik. Qeveria e Tiranës, ka si qëllim të forcojë bashkëpunimin me të gjithë vendet e Rajonit, duke përfshirë këtu edhe Serbinë. Në axhendën e Ramës, pa asnjë datë të caktuar, parashikohet edhe një vizitë në Beograd e cila do të jetë vizita e parë e një kryeministri, pas më shumë se 60 vitesh.