Rama në Britani, takim me Cameron dhe Blair

56

edi rama-3Lideri i shqiptarëve, Edi Rama, gjatë ditës së sotme ka takuar kryeministrin britanik, David Cameron. Gjatë bisedës mes dy homologëve, Rama u përqendrua te e ardhmja europiane e Shqipërisë.

Gjithashtu mësohet se shefi i kabinetit shqiptar do të ketë takim edhe me këshilltarin e tij, ish-kryeministrin britanik Tony Blair.

Dy muaj pas marrjes së timonit të qeverisë, pritet që Rama të ndajë me Blair zhvillimet e fundit, reformat e ndërmarra deri më tani dhe sugjerime për detyrat më emergjente të qeverisë, në të ardhmen.

Vizita, vjen në një moment tejet të veçantë, pas marrjes së një vendimi të rëndësishme nga Edi Rama. Ai refuzoi shkatërrimin e armëve kimike siriane në vendin tonë, vendim i cili u shoqëruar jo nga pak me hije dyshime, se mund të ndikonte raportet strategjike SHBA-Shqipëri.

Përveç stafit dhe bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë, mësohet se kryeministri në këtë vizitë, shoqërohet edhe nga disa prej ministrave të kabinetit të tij.

Edhe në  vizitën e  fundit në kryeqytetin anglez, Rama është takuar edhe me këshilltarin e tij, Tony Blair.