Rama ironizon deklaratat e Berishës për dëmshpërblimi e përmbytjeve

59

rama6Duke iu është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Berisha për miliarderët e PS-së, Rama tha se ndryshimi mes sipërmarrësve socialistë dhe anëtarëve të qeverisë është se biznesmenet e PS-së i kanë bërë paratë me bizneset e tyre, ndërsa qeveritarët janë pasuruar në kurriz të qytetarëve, përmes korrupsionit.

“E keni dëgjuar shpesh Saliun që të thotë se në grupin e deputetëve të PS ka disa milionerë, madje në mënyrë të pacipë. Ka nxjerrë dhe një spot ku rreshtojnë portrete sipërmarrësish. E dini kush është ndryshimi midis TomDoshit dhe secilit prej anëtarëve të kësaj qeverie, duke filluar nga katragjyshi. Ndryshimi është ky, se Tom Doshi erdhi në politikë nga biznesi, hyri në politikë si sipërmarrës dhe paratë i kishte bërë si sipërmarrës. Në politikë shumë ka dhënë dhe asgjë s’ka marrë nga pikëpamja financiare. Këta hynë në qeveri me një kostum dhe sot janë miliarderë dhe pasanikë, jo nga biznesi, por nga korrupsioni. Ky është ndryshimi” tha Rama.

Rama gjithashtu ironozoi edhe deklaratat e kryeministrit se do të dëmshpërblejë me para në dorë banorët e përmbytur në Shkodër.

“Kanë premtuar se nuk do të ketë më përmbytje por tani na u bë 5 herë në ditë. Vjen këtu dhe thotë që t`jua jap lekët në dorë për përmbytjet.  Ai e përdori në njëjës përmbytje por për cilën përmbytje e ka sepse kanë ndodhur shumë. Po a ka njeri që beson më që ajo dorë futet në xhep të japë ndonjë lekë.  Por kur thotë që do t`ju jap në dorë leket e naftës” tha Rama.

Rama ka premtuar se me qeverisjen e PS-së do të vijë ndryshimi, shërbim shëndetësor i merituar sipas nevojës e jo sipas xhepit, arsim, punësim, rend e siguri. “Ne nuk tregojmë përralla e as nuk bëjme shpikje” tha Rama.

vijon..

ME SHUME NGA VENDI