Zëvendësministri i Financave Ervin Mete tha se kjo do të kishte efekte të mëdha negative në buxhet.
“Për shkak të efektit të konsiderueshëm në buxhet, ne nuk mund ta mbështesim tani këtë si masë. Siç edhe ju thashë edhe një ditë më parë, është në synimin tonë që në një të ardhme jo të largët të shohim një paketë totale masash për një sërë sektorësh”, tha Mete.
Refuzimi duket se nuk është mirëpritur nga LSI. Deputeti i saj në Komisionin e Ekonomisë, Përparim Spahiu, tha se vendimi do rëndojë industrinë e fasonit dhe mund të largojë investimet nga Shqipëria.
“Nje rritje prej 15 per qind them qe do ta frenojë këtë biznes, në mos do t’i mbyllin disa biznese fasone”, tha Spahiu.
Rrëzimi në Komisionin e Ekonomisë lë një tjetër opsion. Atë të propozimit të amendamentit në seancën plenare të së shtunës, kur Parlamenti të votojë paketën fiskale dhe buxhetin. Por a do i qëndrojë LSI deri në fund propozimit të saj për të mos lejuar rritjen e taksave për fasonin? Nëse po kjo mund të shëntonte përplasjen e parë brenda maxhorancës, në draftin e parë të rëndësishëm që ajo çon në Kuvend. / Top Channel