Ajo vjen si pasojë e aktivitetit elektrik të trurit, që vazhdon të jetë i mirëorganizuar edhe në momentet e para pas vdekjes klinike.
Kështu deklarojnë disa studiues të Universitetit të Miçiganit në një studim të publikuar në revistën e Akademisë Amerikane të Shkencave, PNAS.
Me një elektroencefalogramë të thjeshtë kërkuesit kanë analizuar aktivitetet cerebrale të nëntë minjve të anestetizuar dhe të nënshtruar ndaj arrestit kardiak.
Brenda 30 sekondave të para pas arrestit, ku zemra rresht së rrahuri dhe gjaku pushon së qarkulluari drejt trurit, tek të gjithë minjtë është konstatuar një mbitension tranzitor aktiviteti cerebral i sinkronizuar, tipike e një truri të aktivizuar dhe të ndërgjegjshëm.
Sjellje të ngjashme janë vënë re edhe tek minjtë që i janë nënshtruar asfiksisë. “Parashikimi se do të gjenim shenja të një aktiviteti të ndërgjegjshëm të trurit gjatë arrestit kardiak është konfirmuar me të dhënat”, ka thënë profesori Jimo Borjigin.