Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko urdhëroi krijimin e korridoreve humanitare për të lejuar civilët të largohen nga zonat e luftimeve në lindje të vendit, njoftoi sot presidenca në faqen e saj të internetit.
“Për të shmangur viktima të tjera në zonën e operacioneve antiterroriste, presidenti ka ngarkuar drejtuesit e forcave të sigurisë të krijojnë të gjitha kushtet e nevojshme për civilët që dëshirojnë të largohen”, theksoi presidenca në një komunikatë.



